“Mirësevini në fshatin tim” – Turizmi familjar në Pezë

Shumë banorë në fshatra posedojnë shtëpi të mëdha dhe të rindërtuara si dhe kanë ferma të vogla, bujqësore dhe blegtorale, të cilat mund të shfrytëzohen për turizëm. Ato mund të presin familje dhe grupe të vogla vizitorësh, që vijnë nga Tirana, qytete të tjera apo vende të tjera, që dëshirojnë të shijojnë jetën e fshatit. Jeta rurale, gatimi tradicional, përpunimi i produkteve bujqësore e blegtorale, shpesh në mënyrë artizanale, janë joshës për vizitorin dhe mund të përdoren si një aset turistik.
“Mirësevini në fshatin tim” – është projekti më i ri që po zbatohet na njësitë bashkiake rurale që rrethojnë qytetin e Tiranës. Ai ka për qëllim nxitjen, mbështetjen dhe promovimin e turizmit familjar në zonat rurale të Tiranës, duke shfrytëzuar mjedisin rural, kulinarinë, asetet natyrore dhe objektet e trashëgimisë kulturore e historike, për ti kthyer në burim të ardhurash për banorët lokalë. Ngritja e një modeli ekonomik që do të ndihmojë banorët lokalë të shtojnë të ardhurat, për të ndikuar edhe në frenimin e fenomenit të braktisjes së fshatrave.
Në Njësinë Bashkiake Pezë, ftesës përzgjedhëse iu përgjigjën 13 familje, mes të cilave do të përzgjidhen falimjet që përmbushin kushtet. Projekti synon identifikimin e familjeve që plotësojnë kushtet dhe janë të gatshëm të përfshihen në këtë proces, trajnimin e familjarëve për mënyrën e menaxhimit të shtëpive të tyre si njësi turistike dhe promovimin e shtëpive në rrjetet sociale dhe rrjete të ndryshme turistike.
Foto nga takimi prezantues i projektit dhe rekrutimi i familjeve që u përfshinë në projekt.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *