Mirësevini në fshatin tonë
Tirana rrethohet nga fshatra të bukur, ku jetojnë njerëz punëtorë e mikpritës. Produkte bujqësore e blegtorale të freskëta, gjelbërim dhe ajër i pastër. A keni menduar të kaloni një natë në fshat? Të mos hani në restorant e të mos flini në hotel, por në shtëpitë e fshatarëve? Shijoni mbledhjen e perimeve në fusha dhe frutave në pemë, shijoni përgatitjen e ushqimit bashkë me të zotët e shtepisë. Mësojuni fëmijëve që vezët dhe qumështi nuk prodhohen në dyqan, por në stallat e lopëve dhe kotecët e pulave.
Vetëm pak kilometra larg Tiranës është një eksperiencë e mrekullueshme. Jetesa rurale që nuk e gjen askund. Eshtë jeta “BIO”