Mirë se vini në familjen e Kujtim Bylyku, Zall-Bastar

Aventura dhe bukuria e fshatit ju fton!
Doni ta shijoni mënyrën e jetesës në fshat? Doni të kaloni një natë apo një fundjavë, në një banesë që ofron mikpritjen tuaj?
Nuk është një restorant luksi, apo hotel me 5 yje, por është një mjedis i ngrohtë, komod, i pastër dhe ku çdo gjë që hahet është prodhuar në shtëpi. Qumështi dhe nënproduktet e tij, shpendët dhe bagëtitë e imëta, janë të zonës. Padyshim dhe me çmime shumë të arsyeshme.
Një histori e re po lind për turizmin rural.
Në Zall Bastar të Tiranës mund të shkoni në familjen e Kujtim Bylykut.
Shtëpia e tij mikpret deri në 5 persona. Pranë saj ndodhet një lëndinë dhe një pyll lisash, që në pranverë janë një oaz qetësie dhe mjedis ideal për pinik, apo për të fjetur jashtë, me çadra. Me vetëm 20 minuta ecje me këmbë shijon bukuritë përrallore të Liqenit të Bovillës.
Shtëpia shijohet në çdo stinë!
Pranë saj një kullë të paktën 200 vjeçare e një pus uji 200 vjeçar, janë krenaria historike e familjes, bashkë me objektë të tjera trashëguar nga koha e perandorisë osmane.
Për rezervime, mund të na shkruani në inboks, në adresën: nefshatintone@gmail.com, ose ne telefon 0692090490
Projekti “Mirë se vini në fshatin tim”, ju informon për gjithëçka ju duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *