Familja e Z. Kujtim Gjoni ndodhet në fshatin e Zallbastarit.
Kjo familje posedon një shtëpi me një truall fantastik. Shtëpia momentalisht është në mobilim e sipër me plan për të mbaruar së shpejti por nga banorët nevojitet pak ndihmë për këtë pjesë. Nëse mobilimi i kësaj banese mbaron së shpejti është një nga ambientet më të bukura të kësaj zone për t’u shfrytëzuar për aktivitete në natyrë nga më të ndryshmet si, hiking, camping, dreka e darka në natyrën e mrekullueshme buzë liqenit të Bovilles.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd