Familja e Z. Bujar Gjoni

Familja e Z. Bujar Gjoni banuese në Zallbastar, posedon një shtëpi të re në mobilim e sipër. Për momentin nuk është gati për pritjen e turistëve por nëse mobilohet është një pretendente kryesore për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Puna me shtëpinë është bërë perfekte dëri tani por kërkohet ndihmë në pjesën e mobilimit që të jetë e përshtatshme për pritjen e turistëve. Trualli i jashtëm është fantastik me tavolina të mrekullueshme prej druri dhe pamje fantastike drejt liqenit të Bovilles. Pjestarët e kësaj familje i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe përpunimit të ushqimit dhe pijeve bio, duke i nxjerrë ato në përdorim me standarde perfekte.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *