Familja e Z. Ahmet Flora ndodhet në fshatin Zallbastar.
Kjo familje posedon një ambient shumë të përshtatshëm për t’u shfrytëzuar për qëndrim sipas kërkesës. Kati i fundit i kësaj shtëpie të vjetër me histori shumë vjeçare është i mobiluar në perfeksion me një oxhak shumë të ngrohtë në dhomën e ndenjës. Ngjitur me truallin e kësaj banese ndodhet liqeni artificial i cili mundëson një ambient shumë relaksues. Nga vetë kjo familje ofrohet guide turistike nëpërmjet ecjes në këmbë por edhe makinave të përshtatura për terren nëse kërkohet nga turistët. Nuk mungon ushqimi bio me standarte të larta i cili mund të ofrohet në ambientet e shtëpisë ose në restorantin ngjitur me shtëpinë i cili posedohet po nga kjo familje.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd