Familja e zonjës Ela Ymeri ndodhet në Petrele, e cila posedon një shtëpi të re dykatëshe, me kapacitet strehimi deri në 6 persona, me kushte shumë të mira. Është një mjedis i mrekullueshëm, me lëndinë me bar përpara shtëpisë, dhe një kopësht ku kultivihen të gjitha perimet e stinës, që plotësojnë nevojët e familjes për ushqim. Edhe qepët dhe patatet janë të prodhuara në kopshtet e familjes. Ndërsa në vjeshtë ju mund të bëheni pjesëmarrës në vjeljen e rrushit që përdoret për të bërë verë dhe raki. Qumështi dhe nënproduktet e tij sigurohen të freskëta nga familje fqinje që mbarështrojnë lopë dhe dhi.
Shtëpia ndodhet buzë rrugës së vjetër Tiranë – Elbasan dhe arrihet për 25 minuta nga Tirana. Mjedisi i jashtëm është i favorshëm edhe për ngritjen e tendave për ata që preferojnë fjetjen në natyrë si dhe për konsumimin e vakteve jashtë shtëpisë.
Për më shumë informacion dhe për të porositur dhe prenotuar mund të telefononoi: Ela Ymeri 0676320509
Nëse kaloni një natë në këtë shtëpi, mund të kaloni kohë duke vizituar edhe kalanë e Petrelës, e cila ndodhet vetëm 10 minuta me makinë larg nga shtëpia. Mund të preferoni edhe ecjen me këmbë. Nga këtu mund të zgjidhni të vizitoni edhe shpellën e Pëllumbasit, e cila gjendet në vijim të rrugës Tiranë- Elbasan, mund të udhëtoni përgjatë lumit Erzen për ata që preferojnë ecjen nëpër shtigje. Ose të frekuentoni për kafe apo shërbime të tjera disa kafene në shpatet e kodrës, që ofrojnë një panoramim të mrekullueshëm të të gjithë fshatit.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd