Familja e zotit Haxhia, ndodhet në Petrelë dhe posedon një shtëpi dykatëshe, buzë lumit Erzen dhe mbuluar nga pemët. Disponon katër dhoma gjumi me kapacitet strehimi 15 persona. Çdo dhomë ka tualetin e vet. Shtëpia ka një oborr të madh, dhe të kuruar i cili mund të shfrytëzohet jo vetëm për te shijuar gjelbërimin, por edhe për të ndërtuar camping me çadra, për ata që preferojnë të shijojnë fjetjen në natyrë në stinën e verës dhe vjeshtës. Shtëpia ka mjedisin e ngrënies dhe në dimër të pajisur me sobë me dru. Një kopësht i larmishëm, me perime dhe pemë frutore mundëson prodhimin e të gjitha zarzavateve që duhen për të përmbushur nevojat për ushqim. Familja rrit vetë pulat që i përdor për vezë dhe mish, sipas kërkesës edhe të vizitorëve. Arrihet në vetëm 20 minuta nga Tirana dhe mund të bujtni në cdo stinë, pasi mjedisi është i përshtatshëm dhe shijohet si në verë ashtu dhe në dimër. Shtëpia ndodhet përgjatë rrugës së vjetër Tiranë- Elbasan, pak para se të kaloni urën e lumit Erzen.
Telefononi për të prenotuar apo porositur paraprakisht gatimet tuaja të preferuara: Indrit Haxhija 0673647742
Nëse kaloni një natë në këtë shtëpi, mund të kaloni kohë duke vizituar edhe kalanë e Petrelës, e cila ndodhet vetëm 10 minuta me makinë larg nga shtëpia. Mund të preferoni edhe ecjen me këmbë. Nga këtu mund të zgjidhni të vizitoni edhe shpellën e Pëllumbasit, e cila gjendet në vijim të rrugës Tiranë- Elbasan, mund të udhëtoni përgjatë lumit Erzen për ata që preferojnë ecjen nëpër shtigje. Ose të frekuentoni për kafe apo shërbime të tjera disa kafene në shpatet e kodrës, që ofrojnë një panoramim të mrekullueshëm të të gjithë fshatit.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd