Familja Dida, posedon një shtëpi dykatëshe tradicionale në Shëngjergj, e cila mund të akomodojë deri në pesë persona. Ka dhomën e zjarrit, dhomën e gjumit dhe odën e pritjes së mysafirëve. Mund të flini në odën e miqve, ose nëse dëshironi mund të ngrini tendën tuaj në bahçen e shtëpisë për të shijuar fjetjen në natyrë. Familja ka fermën e saj që plotëson nevojat për perime dhe frua të stinës. Mundeni vetëm ta shijoni duke qëndruar ose të bëheni pjesë e jetesës në fshat, duke mbledhur perimet, duke asistuar në mjeljen e lopëve por mund të provoni edhe të shëtisni me kalë.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.