Familja Disha, banues në Shëngjergj posedon një shtëpi madhështore prej guri e cila është duke përfunduar së ndërtuari. Ndodhur fare pranë qendrës së njësisë administrative, dhe mes bahçeve të gjelbëruara, ajo është një vend i mrekullueshëm për të kaluar një natë ose më shumë. Familja ka vend për strehimin e shumë personave, deri në 20. Ka disa dhoma gjumi, kuzhinën dhe banjot e kompletuara. Mund të vizitoni kopshtet me perime dhe pemë, mund të shikoni mjeljen e lopës dhe përpunimin e qumështit. Mund të shijoni të gjitha prodhimet e stinës, duke i mbledhur vetë e duke i përgatitur.
Çdo gjë që do të hani është e prodhuar aty, në kopshtet e shtëpisë.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.