Familja e Z. Afrim Anuzi

Familja e Z. Afrim Anuzit banuese në fshatin Pinet, posedon një banesë ku mund të akomodohen deri në 10 persona. Një shtëpi tri katëshe, e pastër, me ujë të bollshëm dhe e mobiluar. Shtëpia ka kuzhinën, banjot, dhomat e gjumit, mjedise çlodhëse në ballkone si dhe një “Odë” të posacëme për dimër, ku ndodhet oxhaku i zjarrit.
Familja ka kopshtet e saj të perimeve, serat, vreshtën e rrushit dhe shumë lloje pemësh frutore. Ka një oborr të bollshëm me lule, ku mund të qëndrohet për kafe dhe të ndezësh zgarën. Ushqimet e freskëta që shërben kjo familje për të gjithë vizitorët janë prodhimet e shtëpisë. Hapësira ku janë rosat dhe patat është një mjedis që mund të bëhet shumë argëtues edhe për fëmijët që nuk janë mësuar me jetën e fshatit.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *