Familja e Z.Oljef Dapi, fshati Baldushk.
Kjo familje zoton një shtëpi të pamobiluar në sipërfaqen e sipërme të lokalit. Nëse ky ambient mobilohet është mëse i përshtatshëm për pritjen e 5 ose më shumë turistëve. Posedon gjithashtu një truall masiv për t’u shfrytëzuar për camping, dreka e darka në të cilat sërviret ushqime bio të kultivuara nga vetë kjo familje. Hapësira që ofrohet rreth këtij ambienti është mjaft e përshtatshme edhe për argëtimin e fëmijëve.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.