“Mirësevini në fshatin tim” – Turizmi familjar në Zall Bastar

Në Njësinë Administrative Zall Bastar, në Tiranë, janë të paktën 10 familje që janë futur në procesin e ofrimit të turizmit familjar. Ato mund të presin familje dhe grupe të vogla vizitorësh, që vijnë nga Tirana, qytete të tjera apo vende të tjera, që dëshirojnë të shijojnë jetën e fshatit. Jeta rurale, gatimi tradicional, përpunimi i produkteve bujqësore e blegtorale, shpesh në mënyrë artizanale, janë joshës për vizitorin dhe mund të përdoren si një aset turistik.
“Mirësevini në fshatin tim” – është projekti më i ri që po zbatohet na njësitë bashkiake rurale që rrethojnë qytetin e Tiranës. Ai ka për qëllim nxitjen, mbështetjen dhe promovimin e turizmit familjar në zonat rurale të Tiranës, duke shfrytëzuar mjedisin rural, kulinarinë, asetet natyrore dhe objektet e trashëgimisë kulturore e historike, për ti kthyer në burim të ardhurash për banorët lokalë. Ngritja e një modeli ekonomik që do të ndihmojë banorët lokalë të shtojnë të ardhurat, për të ndikuar edhe në frenimin e fenomenit të braktisjes së fshatrave.
Pas identifikimit të familjeve që do të futen në këtë proces, u bë edhe trajnimi personave të familjeve për kodin e etikës në komunikim, mënyrën e ngritjes së paketave të shërbimit, vendosjen e ccmimeve, ngritjen e një gudie turistike në fshat etj.
Foto nga takimi trajnues me familjarë në njësinë Zall Bastar.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *