“Mirësevini në fshatin tim” – Turizmi familjar në Baldushk

Baldushku është një nga destinacionet më i rëndësishme turistikë të Tiranës. Në vetëm 40 minuta nga qyteti dhe gjendesh në luginën e mrekullueshme të fshatrave që përbëjnë këtë njësi. Veç turizmit të restoranteve dhe natyrës, së fundmi ka marrë udhë edhe turizmi familjar.
Në këtë njësi të paktën 12 familje që janë futur në procesin e ofrimit të turizmit familjar. Ato mund të presin familje dhe grupe të vogla vizitorësh, që vijnë nga Tirana, qytete të tjera apo vende të tjera, që dëshirojnë të shijojnë jetën e fshatit. Jeta rurale, gatimi tradicional, përpunimi i produkteve bujqësore e blegtorale, shpesh në mënyrë artizanale, janë joshës për vizitorin dhe mund të përdoren si një aset turistik.
“Mirësevini në fshatin tim” – është projekti më i ri që po zbatohet na njësitë bashkiake rurale që rrethojnë qytetin e Tiranës. Ai ka për qëllim nxitjen, mbështetjen dhe promovimin e turizmit familjar në zonat rurale të Tiranës, duke shfrytëzuar mjedisin rural, kulinarinë, asetet natyrore dhe objektet e trashëgimisë kulturore e historike, për ti kthyer në burim të ardhurash për banorët lokalë. Ngritja e një modeli ekonomik që do të ndihmojë banorët lokalë të shtojnë të ardhurat, për të ndikuar edhe në frenimin e fenomenit të braktisjes së fshatrave.
Pas identifikimit të familjeve që do të futen në këtë proces, u bë edhe trajnimi personave të familjeve për kodin e etikës në komunikim, mënyrën e ngritjes së paketave të shërbimit, vendosjen e ccmimeve, ngritjen e një gudie turistike në fshat etj.
Foto nga takimi trajnues me familjarë në njësinë Baldushk
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *