“Mirë se vini në fshatin tim” Familja e Ramazan Lilës

Aventura dhe bukuria e fshatit ju fton!
Doni ta shijoni mënyrën e jetesës në fshat? Doni të kaloni një natë apo një fundjavë, në një banesë që ofron mikpritjen tuaj?
Nuk është një restorant luksi, apo hotel me 5 yje, por është një mjedis i ngrohtë, komod, i pastër dhe ku çdo gjë që hahet është prodhuar në shtëpi. Qumështi dhe nënproduktet e tij, shpendët dhe bagëtitë e imëta, janë të zonës. Padyshim dhe me çmime të arsyeshme.
Një histori e re po lind për turizmin rural.
Në Zall Bastar të Tiranës mund të shkoni në familjen e Ramazan
Lilës, që ndodhet në Rrugën e Arbrit.
Shtëpia e tij mikpret deri në 4 persona. Pranë saj ndodhet një pllajë dhe një liqen të vogël, që janë prona të familjes. Në pranverë aty mund të shijohet natyra me gjithë madhështinë e saj, duke bërë piknik ose duke fjetur me cadra në natyrë.
Restoranti i familjes, ngjan më shumë me një muze, ku janë ekspozuar objekte të trashëgimisë historike të zonës dhe jo vetëm.
Për rezervime, mund të na shkruani në inboks, në adresën: nefshatintone@gmail.com, ose ne telefon 0692090490
Projekti “Mirë se vini në fshatin tim”, ju informon për gjithëçka ju duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *