Aventura dhe bukuria e fshatit ju fton!
Doni ta shijoni mënyrën e jetesës në fshat? Doni të kaloni një natë apo një fundjavë, në një banesë që ofron mikpritjen tuaj?
Nuk është një restorant luksi, apo hotel me 5 yje, por është një mjedis i ngrohtë, komod, i pastër dhe ku çdo gjë që hahet është prodhuar në shtëpi. Qumështi dhe nënproduktet e tij, shpendët dhe bagëtitë e imëta, janë të zonës. Padyshim dhe me çmime të arsyeshme.
Një histori e re po lind për turizmin rural.
Në Zall Bastar të Tiranës mund të shkoni në familjen e Rifat Tarja, që ndodhet në Rrugën e Arbrit.
Ai ka një shtëpi tip alpine, në të cilën mund të strehohet një familje me 4 persona. Shtëpia jepet me qera, dhe vecanërisht në pranverë-verë, ofron një mundësi të mrekullueshme për të kaluar ditë-netë të qeta. Ajo ndodhet mes një natyre të pastër dhe pa asnjë banesë tjerë pranë. Shtëpia është në dispozicion të mysafirëve, të cilët mund të zgjedhin të pargatisin vetë ushqimet sipas dëshirës së tyre.
Shtigjet dhe natyra ofrojnë aventura, kalimin e vakteve të drekës në piknik apo organizimin e ecjeve për ata që janë dhurues të këtij sporti.
Për rezervime, mund të na shkruani në inboks, në adresën: nefshatintone@gmail.com, ose ne telefon 0692090490
Projekti “Mirë se vini në fshatin tim”, ju informon për gjithëçka ju duhet.