Familja e Z. Klajdi Rrafmani ndodhet në fshatin Shën Mëri të Shëngjergjit. Kjo familje posedon një shtëpi të mobiluar dhe ndërtuar në perfeksion për pritjen e turistëve, pra është pretendent kryesor për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Guida turistike ofrohet nga vetë zotëria dhe çdo person ka mundësinë të shijojë aventura si hiking, camping dhe ndjekja e shtigjeve të vështira me makina të pajisura për terren. Në përfundim të gjithë aventurave turistët mund të shfrytëzojnë shtëpinë e cila është me kushte perfekte.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd