Familja e Z. Bardhyl Salla banon në fshatin Ibe.
Kjo familje posedon një shtëpi të re të mobiluar të përshtatshme për pritjen e 3 ose 4 turisteve. Kushtet në shtëpi janë mëse të mira por mungon pjesa e kuzhinës.
Në truallin e kësaj familje, zoti Salla ka ndërtuar një muze bazuar në historinë e familjes së tij por në atë muze çdo shqiptar mund ta gjejë veten sepse është një atraksion i paparë dhe mese i veçant për tu vizituar. Po në të njëjtën hapësirë me këtë muze ky zotëri ka ndërtuar gjithashtu një ambjent për përpunimin e ullirit duke e kthyer atë në vaj.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd