Familja e Z. Ardit Sina banues në fshatin Shën Mëri të Shënjgjergjit.
Kjo familje posedon një shtëpi në mobilim e sipër me plan për t’u përfunduar së shpejti. Truall dhe pamje fantastike ofrohet nga pozicioni gjeografik i kësaj banese. Në ambjentet e kësaj familje çdo person mund të afrohet me jetën e fshatit duke shijuar aventura në natyrë, ushqimin bio dhe të familjarizohet me rritjen e kafshëve të cilat shfrytezohen për blegtori.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd