Familja e Z. Emin Pellumbi ndodhet në Zallbastar.
Kjo familje zoton një shtëpi të mobiluar me një truall mëse të përshtatshëm për t’u shfrytëzuar edhe për kamping, dreka e darka në ambjente të jashtme. Djali i madh i kësaj familje është mëse i familjarizuar me pritjen e turistëve dhe ka punuar me guida turistike për një kohe të gjatë. Njohja e mirë e terrenit të gjithë fshatit si dhe kulturës e historisë së zonës së Zallbastarit i jep kësaj familje një përparësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në këtë zone.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd