Familja Loga, në Shëngjergj, posedon një shtëpi tradicionale të zonës, ndërtuar gati një shekull më parë. Me odën e miqve, që siç ruan historinë e ndërtimit ka ruajtur edhe historinë e mikpritjes. Shtëpia akomodon deri në pesë persona. Disponon kuzhinën dhe banjon e kompletuar. Nëse preferoni aventurën e të fjeturit jashtë, në oborrin e shtëpisë mund të ngriti tendën tuaj. Mysafirët mund të bashkëpunojnë me familjen për të përgatitur darkën. Gjithëçka nga produktet e kopshteve të shtëpisë. Familja në fermën e saj nga ku prodhon për të gjitha nevojat e saj perime, drithra dhe fruta. Ka lopën dhe tufën e të imtëve, dhi e dele.Ndaj mund të zgjidhi nëse doni djathin e dhisë, dhallën e qumështit të lopës dhe kosin e deles. Por mos harroni, rakija është e prodhuar nga rrushi i shtëpisë, i cili rritur në ajrin e frekët, nuk ka nëvojë të spërkatet me kimikate.
Mund të bëheni pejsë e familjes, të “punoni” për të çarë drutë, të kujdeseni për bagëtitë. Përjetoni një eksperiencë të rrallë të të jeturit në fshat, për një ose disa netë.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd