Familja e Z. Ilir Haxhija ndodhet në Petrelë dhe zoton një shtëpi të re me dy kate me një kapacitet strehimi deri në 15 persona. Një oborr i mrekullueshëm mbushur me pemë dhe lule, si dhe mjedise për të shijuar natyrën në çdo stinë dhe në çdo orë. Për verë mund të shijohet ngrënia nën hijen e pemëve ndërsa në dimër përpara oxhakut. Në oborr fëmijët mund të shijojnë shpendët e familjes, pulat dhe rosat të cilat shëtisin lirshëm në oborr, duke u bërë pjesë e atraksionit. Familja siguron vetë të gjitha perimet dhe frutat sipas stinëve. Mishi dhe bulemti janë të gjitha të zonës dhe prodhohen nga fshatarët. Familja ka edhe bletë që ndodhen pranë saj, duke siguruar mjaltin e freskët dhe të sigurtë. Vizitorët vec mjaltit, mund të shijonë edhe eksperiencën e të parit se si jetojnë bletët dhe si merret mjalti, pasi anëtarë të familjes posedojnë mjetet e punës për të punuar me kosheret.
Ju mund të zgjini të bëheni vetë protagonist në çdo proces pune që ne do të bëjmë në përditshmërinë tonë.
Kontaktoni për të prenotuar apo për më shumë informacion: Ilir Haxhija 0688836999
Nëse kaloni një natë në këtë shtëpi, mund të kaloni kohë duke vizituar edhe kalanë e Petrelës, e cila ndodhet vetëm 10 minuta me makinë larg nga shtëpia. Mund të preferoni edhe ecjen me këmbë. Nga këtu mund të zgjidhni të vizitoni edhe shpellën e Pëllumbasit, e cila gjendet në vijim të rrugës Tiranë- Elbasan, mund të udhëtoni përgjatë lumit Erzen për ata që preferojnë ecjen nëpër shtigje. Ose të frekuentoni për kafe apo shërbime të tjera disa kafene në shpatet e kodrës, që ofrojnë një panoramim të mrekullueshëm të të gjithë fshatit.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd