Familja e Z. Ervin Daja, Baldushk, disponon një shtëpi të mobiluar me kushte të mira. Dhomë gjumi me krevat dopjo dhe krevat marinari për fëmijë. Sipas nevojës, mund të shtohen edhe shtretër të tjerë. Mund të ndërtohen edhe kampingje për ata që janë të pasionuar pas fjetjes në natyrë. Ka pemë frutore të ndryshme si qershi, dardha, rrush, kumbulla, bahçen e mjellë me të gjitha perimet, si domate, speca, sallatë, spinaq. Mbarështron blegtori dhe shpendë shtëpiake për nevojat e veta, si lopë, pula, rosa.
E gjithë kjo është edhe një mundësi mjaft e mirë edhe për fëmijët që të njohin më nga afër jetën e fshatit. Oborri i shtëpisë ofron edhe lodra për fëmijët si dhe një mjedis të gjelbërt dhe argëtues.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.