Familja Z. Destan Avdiu e cila ndodhet në Peze disponon një restorant, ku përgatiten të gjitha ushqimet tradicionale të zonës, bazuar në produkte blegtorale dhe bujqësore të zonës. FamiljaAvdiu akomodon deri në 5 persona në natë dhe disponon kushtet normale të fjetjes dhe akomodimit. Familja ka një ferme dhish nga ku prodhohet qumështi, djathi dhe nënproduktet e tjera që përdoren në restorant por edhe në familje. Ka sera me perime, kopshte dhe pemë frutore. Vizitorët mund të zgjedhin të frekuentojnë restorantin apo kuzhinën e shtëpisë, duke kontribuar vetë në gatimin e vakteve dhe në mbledhjen e produkteve bujqësore.
Vizitoret gjithashtu mund të shkojnë në fermën e dhive, të shikojnë mënyrën se si ushqehen, milen dhe përpunohet qumështi i tyre.
Mund të telefononi: +355 68 203 4444
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd