Familja Cika

Familja Cika, banorë të Shëngjergjit, ofrojnë për të gjithë vizitorët një oaz qetësie dhe paqeje me natyrën. Një shtëpi e mrekullueshme, ku guri bashkëjeton me pemët dhe lulet. Shtëpia akomodon mbi 15 persona, ka një kuzhinë të madhe, banjot e kompletuara dhe një oborr të stolisuar me pemë dhe lule. Freski në verë dhe ngrohtë në dimër. Një verandë për të soditur gjelbërimin e kodrave dhe një oxhak për të shijuar zjarrin në ditët e dimrit. Përreth shtëpisë janë kopshtet nga ku familja siguron të gjithë nevojat për ushqim, me perime të freskëta dhe të prodhuara vetë.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *