Familja Vogli disponon një shtëpi të re, të mobiluar mirë, me kuzhinë dhe banjë me ujë të rrjedhshëm, me kapacitet akomodimi deri në 5 perosna njëherësh. Ajo posedon kopshtet e saj, nga ku prodhon të gjitha produktet e freskëta që konsumon. Ka mjedise të tjera që mundësojnë edhe ndërtimin e kampingjeve nga vizitorët që mund të preferojnë të flenë jashtë me tenda.
Shtëpia ndodhet pranë liqenit dhe i gjithë peisazhi ka një pamje të mrekullueshme.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.