Familja e Z. Nazmi Ceka, banuese në Ndroq, disponon një shtëpi të re me tri kate, me 3 dhoma gjumi, krevatë dopjo dhe një krevat për fëmijë. Por mund të shtohen edhe krevatë portativë, në varësi të kërkesës. Në ambientin rreth shtëpisë ka një oborr të madh, të shtruar dhe të dekoruar me lule. Mund të shërbejë për të lozur dhe qëndruar. Familja Ceka ka bahçet me të gjitha llojet e perimeve dhe prodhimeve të tjera bujqësore, pemë frutore, lëndina etj. Hapërisë për të shijuar punët e fshatit, por edhe për të bërë piknik dhe vend për të vendosur kampingun.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.