Familja e Z. Ledian Qehai, banuese në Baldushk zoton një shtëpi e cila ndodhet në një kodër, me një pamje të mrekullueshme të kodrave të gjelbëruara. Eshtë e mobiluar dhe më të gjitha kushtet e nevojshme, kuzhinën dhe banjot. Disponon një minifermë blegtorie, me lopët që prodhojnë qumësht për familjen dhe për tregti. Ka serën nga ku prodhohen produktet bujqësore për nevojat e familjes.
Vizitorët kanë mundësi të shijojnë prodhimet e freskëta të familjes, por të përjetojnë edhe kënaqësinë e pjesëmarrjes në punët e fermës, si të ushqejnë apo shikojnë mjeljen e lopëve. Familja disponon edhe bletë, një mundësi për të përjetuar dhe parë mënyrën e prodhimit dhe vjeljes së mjaltit. Ka lëndina dhe mjedise të tjera të gjelberta për ti shfrytëzuar për piknik dhe argëtim.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.