Familja e Z.Afrim Dervishit jeton në pikën më të lartë të njësisë administrative Ndroq. Fshati quhet Sauqet, një toponim i mbetur nga koha e marshimit të një garnizoni turk, që bëri fushim në “sheshin” e fshatit përballë, e që për këtë arsye qyhet Shesh. Ndërsa ne sot kemi prej tij markën e një rrushi dhe një verë vendase, “Shesh”.
Nga kjo majë kodre arrihet të shquhet deri edhe Sazani në kohë të mirë, ndërsa bregdeti i Durrësit duket si nën këmbë.
Shtëpia është 10 kilometra nga rruga nacionale Tiranë – Durrës. Mund të kalohet një mbrëmje e mrekullueshme në këtë mjedis ku sundon gjelbërimi. Familja akomodon deri në 5 persona. Ofron ushqime bio si perimet dhe pulat e shtëpisë. I zoti i shtëpisë prodhon rakinë më të mrekullueshme nga Rrushi i Sheshit.
Mund të kontaktoni në nr tel: 0692595150. Mund t’ju ndihmojë edhe me transportin në zonën kodrinore të rrugës.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshatintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.
Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.