Familja e Z. Bashkim Haka

Familja e Z.Bashkim Haka në fshatin Baldushk posedon një vilë me mundësi akomodimi për shumë persona pavarësisht se një pjesë e saj është në mobilim e sipër dhe pikerisht kjo gjë është ndihma e kërkuar nga kjo familje. Në këtë truall posedohet fabrika e vajit të ullirit, kultivim shpendësh e fruta perimesh të ndryshme.
Ky është një ambient përfekt për pritjen e turistëve me qëndrim afatgjat si dhe atyre të cilët duan ta shfrytëzojnë vetëm për një drekë ose darkë në natyrë me ushqime bio të përgatitura e kultivuara nga vetë kjo familje. Pretendent kryesor në zonën e Baldushkut për zhvillimin e turizmit.

Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë, një ditë apo një natë në këtë banesë, në mes të natyrës dhe me ushqime bio, mund të kontaktoni në adresën: nefshaintone@gmail.com për të rezervuar qendrimin tuaj.

Ky projekti zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, përmes projektit ReloAd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *